United e City 'përplasen' për futbollistin e Juventusit

167

Manchester United raportohet se është futur në garë për mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.

Sipas “Manchester Evening News”, “Djajtë e Kuq” dëshirojnë të përforcojnë mbrojtjen dhe si cak kanë vendosur 29-vjeçarin që po kërkohet me ngulm edhe nga Manchester City.

Medhi Benatia kaloi më herët gjatë verës te Juventusi dhe mund t’i hapë rrugë “Zonjës së Vjetër” për të larguar italianin.