Ulpiana merr futbollistin e Istogut

673

Pas rikthimit në Ligën e Parë, skuadra e Ulpianës vazhdon konsolidimin për edicionin e ri. Numrit të futbollistëve të transferuar ditë më parë, së fundmi i është shtuar edhe mesfushori deçanas, Agron Bruqi.

Lojtari së fundmi ishte pjesë e Istogut dhe njihet për kreativitetin e tij në mesfushë, por edhe në fazën e sulmit, shkruan Gazeta Sheshi.

Marrëveshjen e ka konfirmuar vet futbollisti, duke premtuar maksimumin për klubin e ri.

Më parë, Ulpiana ka transferuar edhe dyshen e KEK-ut, Granit Ademajn dhe Besnik Mashukun.

Me organizimin në klub, përmirësimin e infrastrukturës dhe përforcimet që pritet të mos jenë të fundit, lipjanasit e drejtuar nga trajneri Fadil Ademi synojnë pjesën e epërme të renditjes, duke patur pretendime edhe për Superligë.