Ulpiana Emra tregon basketbollistën më të mirë në Kosovë dhe pesëshen më të mirë që ka luajtur

Është njëra nder basketbollistët më të mira në Kosovë.

Bëhet fjalë për, Ulpiana Emra, e cila ngado ku i ka shkelur këmba është shpallur kampion, shkruan Gazetasheshi.com

Edhe pse tani është duke pauzuar nga të luajturit basketboll, Emra përsëri gjendet në basketboll por tani si komentatorja e parë shqiptare dhe moderatore e emisionit “Asisti”.

Së fundmi basketbollistja nga Prizreni ishte e ftuar në emisionin “1 Kafe me Labin” në KTV, ku aty foli për basketbollistën më të mirë dhe pesëshen më të mirë që ka luajtur.

Sa i përket basketbollistës më të mira, Emra e ka veçuar basketbollistën e Prishtinës, Irma Konjusha.

“Më e mira në Kosova, do ta kisha veçuar, Irma Konjushën kundërshtaren time të përbetuar, më të kam kaluar dy vite tek Penza dhe më pas kemi pasur një rivalitet të fortë më të, por ajo është e një kalibrit të lartë, po mos të ketë qenë në Kosovë ajo do të kishte arritur shumë, pasi këtu kemi hasur në shumë vështirësi për ta ndalur atë”, deklaroj fillimisht Emra, duke shtuar më pas se pesshën më të mirë që ka luajtur është me ekipin e vendlindjës e cila ka qenë me kompakte sipas basketbollistës.

“Pesëshja më e mira ka qenë ajo që është shpallur kampion me ekipin e KBF Bashkimit, pasi ka qenë shumë komapkte, emrat janë: Aulona Muhadri, Gresa Gashi, Khadija Brown, Anastasia Nicole Williams dhe unë”, shtoi Emra

/GazetaSheshi/