Uli Honess kujton burgun: Ndonjëherë qaja si fëmijë

129

Ish-presidenti i Bajernit, Uli Honess, ka dalë për herë të parë në publik duke rrëfyer disa pjesë të jetës së tij kur ishte në burg. Ndërsa për sa i përket të ardhmes, ai konfirmon se pas një analize të gjatë do të vendosë në muajin korrik.

“Tani dua të shijoj qetësinë time. Truri im është shumë i ngarkuar si para se të futesha në burg dhe gjatë dënimit.

Nuk ka qenë e thjeshtë të përballoja gjithë atë presion dhe atë dënim të ashpër”, nënvizon Hënes gjatë emisionit “Telekom Basketball-Talk” duke shtuar për ekipin e basketbollit, të cilin e themeloi në vitin 2010 dhe në 2014-ën ata fituan titullin e pare.

“Nëse vendos të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor, patjetër që do ta përkrah shumë basketbollin”.

Në fund të emisionit, Hënes kujton edhe letrat e fansave në burg, ku mori afro 5 mijë. “I kam lexuar të gjitha. Ndonjëherë qaja si fëmijë”, përfundoi Uli Hënes.