Ukrainë – Kosovë, stadiumi mund të pushtohet nga shqiptarët

247

Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Ukrainës nuk e dinë se ku do e organizojnë ndeshjen eliminatore për kampionatin botëror “Rusia 2016” kundër përfaqësueses së Kosovës.

Federata ukrainase ende nuk ka marrë lejen nga Qeveria në Kiev nëse do të lejohet Kosova të futet brenda territorit ukrainas dhe të luajë dhe për këtë, është detyruar që në FIFA t’i paraqesë dy stadiume, përfshirë një alternativ, për këtë ndeshje.

Stadiumi i parë është paraqitur ai i Odessas, në jug të Ukrainës, kurse si alterantivë është paraqitur një në Turqi.

Në rast se Qeveria ukrainase, refuzuese e Pavarësisë së Kosovës, nuk lejon që kjo ndeshje të luhet në Ukrainë, atëherë ajo do të luhet në Turqi, atje ku jetojnë rreth 12 milionë shqiptarë, të cilër pritet ta përkrahin fuqishëm Kosovën.