Ukraina nuk e njeh pavarsinë e Kosovës, ndeshja ndaj Kosovës luhet në Bullgari

585
Në kuadër të eleminatoreve për Kupën e Botës, Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Ukrainës pas ndeshjes kundër Finlandës.

Ndeshja do të luhet më 9 tetor dhe ka qenë e parashikuar të luhej në Ukrainë, mirëpo gjërat kanë ndryshuar.

Shteti i Ukrainës nuk e njehë pavarsinë e Kosovës dhe kjo do të thotë që ndeshja do të zhvillohet në diku tjetër, shkruan Sportali.

Sot drejtuesit e Komitetit të Federatës së Futbollit Ukrainas kanë vendosur që kjo ndeshje të luhet në Bullgari.