“Ujqit” vijnë me një kumtesë zyrtare: Dalin publikisht kundër investitorëve të rinj nga Anglia

Ultras Ujqit janë të shqetësuar me gjendjen që po kalon klubi i futbollit Ferizaj dhe kanë lëshuar një komunikatë në faqen e tyre zyrtare, shkruan Gazetasheshi.com.

Tifo grupi ferizajas ka dalë publikisht kundër investitorëve të huaj anglez të cilët kanë marrë 51% të aksioneve në klub.

Madje “Ujqit” kanë kërkuar që klubi tu jepet në menaxhim investitorëve të mëdhenj të këtij qyteti që e mbajtën gjallë klubin.

“Ne si tifogrup reagojmë ndaj këtij mos-serioziteti nga investitorët e huaj, dhe besimi që ne kishim në fillim për ta, eshtë humbur”, thuhet ndër të tjerash në kumtesë.

Më poshtë mund ta gjeni kumtesën e plotë të “Ujqërve”.

Çfarë po ndodhë me klubin tonë?!Prej nesër lojtarët e skuadrës tonë të zemrës KF FERIZAJ do të hyjnë në bojkot, si dhe…

Posted by Ultras Ujqit on Friday, August 2, 2019

/Gazeta Sheshi/