“Ujqit” kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së Ferizajt

Tifozët ferizajas, “Ujqit” kërkojnë dorëheqjen e kryesisë së klubit të Ferizajt. Është kryetari i këtij tifo-grupi, Herton Hoxha që vazhdimisht e kërkon një gjë të tillë.

Pakënaqësia e këtij tifo-grupi u pa edhe në ndeshjen e fundit që Ferizaj e luajti si vendas ndaj Trepçës (2:2).

Posa gjyqtari kryesor kishte dhënë shenjë për fillimin e ndeshjes, një pjesë e tifozëve hodhën me qindra topa tenisi në terren duke e ndërprerë për disa minuta takimin, shkruan gazetasheshi.com.

Tifozët thuajse përgjatë gjithë takimit kanë brohoritur kundër kryesisë aktuale, të cilën e duan jashtë klubit.

Ferizaj pas tetë xhirove të zhvilluara në Superligë ka grumbulluar vetëm katër pikë.