UEFA po planifikon ndryshimin e orarit të ndeshjeve në Champions për edicionin 2018/19

344

Ndryshime detajesh e rregullash pritet të ketë në Champions League, sipas të përditshmes BILD. 

Sipas të përditshmes gjermane, Bild, UEFA është duke marrë parasysh se për edicionin 2018-2019 të Champions League, të ketë një ndryshim orari të ndeshjeve.

Ajo që shtë e njohur mirë ka të bëjë me faktin se orari zyrtar i ndeshjeve në Champions League është 20:45. Me të vetmet ditë kur zhvillohet ndeshja, të martën dhe të mërkurën. Por këtij rituali mund t`i vijë fundi.

Gjithnjë sipas gazetës gjermane Bild, UEFA do të përpiqet të ndryshojë orarin e ndeshjeve duke bërë të mundur që ndeshjet të luhen në orën 19:00 dhe në orën 21:00.

Me këtë modifikim, përfitim maksimal do të kenë ekipet nga i njëjti vend, ata mund të luajnë në të njëjtën ditë, por pa penguar njëri-tjetrin. Për shembull, në qoftëse Real Madridi dhe Barcelona luajnë në të njëjtën ditë, njëra (Reali) në orën 19:00 dhe tjetra (Barcelona) në orën 21:00, tifozet mund t`i shohin dy dyja ekipet.

Kjo do të bënte që të ardhurat nga marketingu dhe të drejtat telivizive të rriteshin ndjeshëm.