Paqja ndërmjet Manchester United dhe Liverpool, asesi të gjendet. Lufta ndërmjet dy rivalëve të vjetur në Ligën e Europës është përcjellur me këngë dhe thirrje fyese, me ç’rast institucioni më i lartë i futbollit në Europë, po heton tifozët e “djajve” për disa këngë fyese, transmeton Gazeta Sheshi.
Duelin e fitoi Liverpool me shifrat 2-0, me ç’rast ka nevrikosur tifozët e skuadrës së United që kanë kënduar dhe kanë fyer viktimat e Hillsborough (tifozët që kishin humbur jetën në Liverpool).
UEFA ka hapur procedurë disiplinore dhe pritet shumë shpejt vendimi i këtij institucioni lidhur me tifozët mysafir.
/Gazeta Sheshi/