UEFA në Kosovë, shkak klubet

266

Dy zyrtarë të UEFA-s, Giancarlo Dapoto dhe Alexis Angelopoulos, prej disa ditësh po qëndrojnë në Kosovë. Ata kanë ardhur për t’ua shpjeguar klubeve se di duhet të bëhet licencimi i tyre, në mënyrë që të mos ndodh sërish ‘rasti Prishtina dhe Feronikeli’, të cilat shkaku i moslicencimit mbetën jashtë garave ndërkombëtare.

“Këta dy kanë ardhur për të na sqaruar se çfarë duhet të bëjnë klubet për t’u licencuar për garat ndërkombëtare. Bashkë me ta është është edhe Bajram Shala, të cilin e kemi caktuar si menaxher për licencimin e klubeve”, tha Salihu për Gazeta Olle.

“Ne do të mbajmë seminare me klube, sidomos për aspektin financiar dhe atë të Fair Playt”, shtoi ai.

Shkaku i kriterit financiar dhe i infrastrukturës, UEFA nuk e licencoi Prishtinën dhe Feronikelin.