UEFA merr vendim për ndeshjet e xhiros së fundit në Ipko Superligë dhe Ligë të Parë

Ndeshjet e xhiros së fundit të Ipko Superligës që luhen nesër dhe ato të Ligës së Parë që zhvillohen sot, do të monitrohen me ‘llupë’ nga UEFA.

Gazetasheshi.com merr vesh se shtëpia e futbollit evropian ka angazhuar një kompani për t’i monitoruar ndeshjet e javës së fundit në të dy rangjet e futbollit kosovar.

Ndërkohë, në fokus do të jetë ndeshjet e Ligës së Parë që luhen sot prej orës 16:00.