Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, sot (më 25 shkurt) feston ditëlindjen.
Sulmuesi i krahut sot ka mbushur 25 vite, teksa një urim për të e ka bërë edhe faqja zyrtare e UEFA’s.
“Urime ditëlindjen, Arbër Zeneli” – ka shkruar UEFA, teksa postimin e ka përcjellur me video nga ‘het-triku’ i tij i famshëm ndaj Azerbejxhanit.
2⃣6⃣ – Happy Birthday, Arbër #Zeneli 🎂🎉🎁⚽️🇽🇰#NationsLeague | @kosovanfooty_EN pic.twitter.com/9RwfZZo28v
— UEFA.com DE (@UEFAcom_de) February 25, 2021
Në nëntor të vitit 2018, anëtari i Reimisit kishte shënuar tre gola në fitoren 4-0 ndaj Azerbejxhanit, me Kosovën që pastaj e fitoi Grupin 3 në Ligën D dhe promovimin në Ligën C.
Ndryshe, futbollisti nga Mitrovica te Kosova ka debutuar më 6 tetor të vitit 2016 dhe nga atëherë ka zhvilluar 22 paraqitje, duke shënuar shtatë gola