UEFA hap votimin për golin e sezonit, Shaqiri në garë për këtë çmim (Video)

118

Goli i Xherdan Shaqirit i shënuar ndaj Polonisë nuk do të harrohet lehtë nga adhuruesit e futbollit.

Ylli kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës bëri bujë të madhe me golin e shënuar në kampionatin evropian ‘Francë 2016’.

Tani faqja zyrtare e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian UEFA.com, ka hapur një votim për golin më të mirë të stinorit 2015/16.

Përveç Xherdan Shaqirit në garë janë edhe yje të mëdha të futbollit botëror.

Gonzalo Higuain, Camile Abily, Marek Hamsik, Stephan Lichtsteiner, Saul Niguez, Ricardinho, Juan Cuadrado, Carles Alena dhe Lionel Messi, janë në garë për golin më të mirë të edicion 2016/17.

Për të votuar golin më të mirë, klikoni KËTU.