UEFA befason Shqipërinë, kontrolle anti-doping 10 lojtarëve

434

UEFA ka befasuar Kombëtaren Shqiptare në grumbullimin e saj në Vienë, teksa skuadra ishte duke zhvilluar seancën stërvitore për miqësoren me Austrinë, më datë 26 Mars. 10 prej futbollistëve iu nënshtruan në mënyrë te befasishme kontrolleve anti-doping. Lajmin e konfirmoi gazetari i Supersport, Dritan Shakohoxha në një lidhje telefonike për SportNews. Disa nga futbollistët e përzgjedhur për t’iu nënshtruar testit anti-doping ishin Abrashi, Cana, Hysaj, Gashi, Xhaka, Memushaj, Berisha, Balaj apo dhe Shala.

Kombëtarja ka zhvilluar dy faza stërvitjesh, pasi De Biasi pjesën më të madhe të kohës nuk kishte në dispozicion lojtarët e sipër përmendur. Gjithashtu trajneri nuk bëri ndonjë provë të madhe për formacionin që do të hedhe në fushë që nga minuta e parë ndaj Austrise.

Kontrolleve nuk do t’i nënshtrohet vetëm Kombëtarja Kuqezi, pasi siç mësohet, UEFA të njëjtin veprim do të ndëmarrë me të gjitha skuadrat që do të marrin pjesë në Kampionati Europian “Francë 2016”.