U rikthyen emocionet e natës në stadiumin kosovar, ja kur ishte zhvilluar ndeshja e fundit me reflektor (FOTO)

Kanë kaluar më shumë se 7 vite që kur një ndeshje futbolli është zhvilluar nën ndriçimin e reflektorëve në futbollin kosovar. I vetmi impiant që kishte mundësinë të zhvillonte ndeshjet gjatë mbrëmjes ishte ai i Prishtinës, ndërkohë edhe ai i Gjilanit provoi të paktën një ndeshje sa për ti bërë sefte, shkruan Gazetasheshi.com.

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Hysit në finalen e Superkupës së vitit 2009 ishte i fundit që u zhvillua nën ndriçimin e relfketorëve në impiantin e Prishtinës.

Përveç ndeshjeve kampionale që zhvilluan nën ndriçimin e reflektorëve, gjithashtu është zhvilluar edhe kupa dhe superkupa e vendit.

prishtina-hysi
Një ndeshje në mbrëmje e kanë shijuar edhe tifozët e Gjilanit, teksa janë testuar reflektorët e vënë për “eksperiment” në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Në atë duel Gjilani ishte nikoqir i Ferizajt në miqësoren parasezonale të vitit 2010, teksa e kishte mposhtur me shifra të thella 6-1.

Fotografia e KF Gjilani - SkifteratIshte raportuar atë kohë se derbi i qytetit do zhvillohej në mbrëmje me reflektorë, por një gjë e tillë ishte e pamundur sepse ndriçimi nuk ishte i mjaftueshëm sa për tu zhvilluar ndeshja.

Ndërkohë tani pas disa viteve rikthehmi në kohë, kjo pasi Prishtina luajti me Norrkopingun nëndeshjen e parë nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin “Adem Jashari” pas shumë viteve në Kosovë.


/Gazeta Sheshi/