U rikthye me 29 kilogram më shumë – tifozët e Juventus ‘shpërthejnë’ ndaj Higuain

Gonzalo Higuain vazhdon të ketë probleme fizike. Sulmuesi argjentinas është rikthyer të jetë cak i sulmeve nga tifozët e Juventus në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të mbipeshës së tepërt, transmeton Gazetasheshi.com.

Klubi italian njoftoi përmes një publikimi për shtyp se Higuain ka pësuar një tërheqje muskulare dhe kaq ka mjaftuar që tifozët e këtij klubi ta ‘bombardojnë’ me komente negative.

“Ishte e ditur, u rikthye me 29 kilogram më shumë, çfarë profesionalizmi” – “Largohu nga klubi jonë, je shumë larg me ne”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta në faqen zyrtare të Juves.

32 vjeçari pritet që ta humbas rifillimin e kampionatit italian të futbollit, ndërkohë që nuk është bërë e ditur se për sa kohë do të jetë jashtë fushave të blerta.

/Gazeta Sheshi/