U nda me Vllazninë, dy skuadra pas Salihut

‘Bomberi’ ferizajas, Shkëmbim Salihu që në stinorin vjeshtor ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Vllaznisë së Pozhoranit, tashmë është lojtar i lirë.

Salihu tregon se me Vllazninë, kanë ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë miqësore dhe se tashmë është lojtar i lirë.

”Për momentin jam lojtar i lirë, kam pasur dy oferta nga Superliga e Kosovës, mirëpo nuk jam marrë vesh për kushte dhe kam ndërprerë komunikimin”, tha Salihu për Sport24.
”Tash jam lojtar i lirë pres oferta nga klubet dhe jam i hapur për to”, u shpreh Salihu.
Salihu më herët ka qenë pjesë edhe e shumë skuadrave të njohura kosovare, Ferizajit, Prishtinës, Gjilanit etj.