U largua nga Vitia, Megzon Visoka bëhet me skuadër të re

Klubi Futbollistik “A&N” nga Prizreni është bërë me trajner të ri, shkruan Gazetasheshi.com

Klubi prizrenas tashmë do të udhëhiqet nga Megzon Visoka.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit prizrenas, teksa në ditët në vijim pritet të ketë informacione më të shumta.

Trajneri i ri skuadrën e merr në pozitën e gjashtë.

Visoka së fundi ka qenë trajner i Vitisë i cili në dhjetë ndeshje arriti të grumbulloj 16 pikë, komplet sa bëri sezonin e kaluar skuadra “bardhekaltër”.

/Gazeta Sheshi/