U grabit me armë në kokë, zbulohet vjedhja e dytë ndaj Insignes

109

Pak ditë pasi u grabit nën kërcënimin e armës (pistoletë në kokë) në automjetin e tij nga dy persona ende të paidentifikuar, futbollisti i Napolit, Lorenco Insignes ka rrëfyer versionin e tij para gjykatës italiane.

Ai u grabit në automjetin e tij tip “BMW” në prani të bashkëshortes dhe disa miqve. Autorët i morën një orë “rolex”, 800 euro dhe një varse me diamante.

Pas kësaj ngjarjeje, sulmuesi i Napolit dha versionin e tij në gjykatë, duke thënë se i kishte parë ndjekësit me motor, por kishte menduar se ishin tifozë, pasi kjo i kishte ndodhur edhe në disa raste të tjera.

Por ajo që do të zbulonte një tjetër grabitje ndaj lojtarit ishte gruaja e tij. Ajo ka thënë për “Corriere del Mezzogiorno” se të dy ishin bërë viktimë e një tjetër vjedhjeje në hyrje të Napolit.

Ndryshe nga ngjarja e pak ditëve më parë, grabitësit e kishin njohur Insignen dhe i kthyen sendet që i morën.