Tusuni: Drita i ikën barazhit, në Merdarë për rezultat pozitiv

165

Drita e nisë fazën e tretë të kampionatit në pozitën e nëntë me 24 pikë dhe ndodhet në zonën e rrezikshme të barazhit. Në bazë të paraqitjeve të treguara këtë sezonë gjilanasit ndoshta kanë merituar më shumë. Kështu mendon edhe mbrojtësi i krahut të majtë Alban Tusuni, i cili thekson se bardh e kaltërit nuk do përfundojnë në këtë pozitë dhe misionin mbijetesa do ta nisin nga Merdarja.

“Ne nuk do të shkojmë të mbrohemi ndaj Llapit. Përkundrazi ne do të luajmë një lojë të hapur pasi që do udhëtojmë për rezultat pozitiv”, ka thënë Tusuni ekskluzivisht për Gazetën Sheshi.

Tusuni gjihashtu potencoi se lufta për ti ikur katër pozitave të fundit do jetë shumë e ashpër deri në fundin e kampionatit dhe se Drita nuk do jetë njëra nga ato skuadra.

“Drita do i ikën barazhit, ne besojmë në një gjë të tillë”, përfundoi Tusuni.

Drita gjatë dy fazave të para të kampionatit ka marrë dy barazime në udhëtim dhe një fitore, ndërkohë njërin barazim e regjistroi pikërisht ndaj Llapit, (3-3).

/Gazeta Sheshi/