Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka thënë se Turqia ka “siguruar fakte shumë serioze dhe gati të sigurta” se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) është grupi prapa sulmeve të së dielës në Ankara.
Sulmi në qendër të Ankarasë mori jetën e 37 personave, raporton Reuters.
Akoma asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe Davutoglu thotë se hetimet kanë nxjerrë rezultatet e para se sulmet janë bërë nga PKK.