Zyrtarët turq kanë akuzuar qeveritë evropiane se po përpiqen të eksportojnë ekstremistët islamik në Siri, duke thënë se BE-ja ka dështuar për të siguruar kufijtë e saj dhe të bashkëpunojnë në luftimin e kërcënimit xhihadist.
Zyrtarët turq kanë përshkruar këto dështime për “The Guardian” përmes disa rasteve të dokumentuara, të luftëtarëve të huaj duke lënë Evropën, duke udhëtuar me pasaportat e regjistruara në listën e zezë të terrorizmit , duke ardhur nga Evropa me valixhe me armë dhe municione, si dhe duke u liruar pas dëbimit nga Turqia, pavarësisht paralajmërimeve se ata kanë lidhje me rrjetet terroriste.
“Ne kishim dyshime se që ata lejuan këta njerëz të vijnë është sepse nuk i duan në vendet e tyre”, tha një zyrtar i lartë i sigurisë turke.
“Unë mendoj se ata janë dembelë dhe të papërgatitur prandaj kanë shtyjnë trajtimin e kësaj çështjeje derisa ajo u bë kronike”, ka theksuar ai, po ashtu. /KosovaPress/