Turqia, 38 mijë të burgosur do të lirohen me kusht

Turqia ka nënshkruar një dekret, ku sipas tij do të lirohen me kusht 38 mijë të burgosur, një lëvizje e qartë se burgjet janë mbipopulluar pas valës së arrestimeve pas grushtit të shtetit.

Edhe pse Ministri i Drejtësisë nuk e ka pranuar, analistët thonë se kjo është hapja e rrugës për të arrestuar të rinj. Dekreti lejon lirimin e të burgosurve të cilët e kanë kryer gjysmën e dënimit të tyre ose 2 të tretat.

Megjithatë, lirimin me kusht nuk do ta përfitojnë ata që janë dënuar për vrasje, dhunë në familje, abuzim seksual, terrorizëm ose krime të tjera kundër shtetit. Po ashtu, të gjithë personat e dënuar pas 1 korrikut do të mbeten në qeli.

Ministri i Drejtësisë këmbënguli se ky nuk është proces falje apo amnistie, por një lirim me kusht i të burgosurve. Qeveria pretendon se përpjekja për grushtshtet është kryer nga pasuesit e lëvizjes se udhëhequr nga kleriku me bazë së SHBA, Fethullah Gulen, për të cilin u dha masa e arrestit burgim i përjetshëm, 1900 vjet burg dhe 4.8 milionë euro gjobë.

Rreth 35,000 njerëz po mbahen në pyetje dhe më shumë se 17.000 janë arrestuar për t’u përballur me gjyqin, duke përfshirë ushtarë, police, gjyqtarë dhe gazetarë.

Goditja e qeverise ka ngritur shqetësime në mesin e vendeve europiane dhe organizatave të të drejtave të njeriut, të cilët i kanë kërkuar qeverisë turke te tregoje përmbajtje.