Së paku shtatë shpërthime në afatin kohor prej 10 minutash e kanë dridhur paralagjen Dijarbakir, qytetit më të madh në juglindje të Turqisë, qytet i banuar kryesisht me kurd.
Shpërthimet kanë dridhur paralagjen Sur, raporton agjencia pro-kurde e lajmeve DIHA, duke shtuar se 200 civilë janë goditur nga bombardimet, transmeton Indeksonline.
Tash për tash nuk është e bërë e ditur se çfarë ka ndodhur me civilët dhe se a ka të vrarë apo të lënduar, transmeton Russia Today.
Dijarbakir, njëri nga qytetet më të madh në juglindje të Turqisë, vlerësohet si kryeqytet jozyrtar i kurdëve në Turq.