Turp çfarë ka ndodhur në stadiumin e Përfaqësueses së Kosovës

Kosova pritet t’i luajë ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botërorë të futbollit që do të mbahet në Rusi në vitin 2018 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, kuptohet nëse pranohet në UEFA me 3 maj.

Por, një gjë interesante është se stadiumi ‘Adem Jashari’, është zvogëluar për rreth 1 metër e gjysmë (gjerësia), shkruan Infokusi.

Kjo vaki interesante ka ndodhur për shkak se kompania që e ka vendosur shtegun e atletikës, e ka futur një puset brenda fushës dhe kështu, skuadra e Trepçës që i luan ndeshjet në këtë stadium, është detyruar që për 1 metër e gjysmë ta zvogëlojë fushën.

Më e keqja e gjithë kësaj është se stadiumi është në gjendje të mjerueshme, nuk ka rrymë pasi KEDS-i e ka shyqyr stadiumin për shkak të borxhit, ulëset janë të dëmtuara sidomos ato të tribunës VIP, pastaj shtegu i atletikës duhet të hiqet përsëri pasi kualiteti është nën nivel e kërkuar. Në këtë stadium janë investuar rreth 1 milionë euro nga shteti, por që ato investime janë dëmtuar.

Për të luajtur Kosova ndeshjet kualifikuese, duhet të ketë edhe një investim të ri, që pritet të ndodhë shumë shpejt. Ky investim pritet të jetë rreth 1.5 milionë euro.