Turan është pishman që shkoi te Barca, ja çka mendon tani

550

Mesfushori turk, Arda Turan kaloi në Barcelonë verës për 24 milionë funte nga Atletico Madrid, edhe pse nuk kishte të drejtë loje deri në janar për shkak të dënimit të Barçës nga FIFA për transfere.

Që nga ajo kohë, Turan shumicën e rasteve ishte rezervë duke nisur vetëm nëntë ndeshje si startues.

Si pasojë, ai thotë se ka gabuar që kishte kaluar në Kataloni, raporton AS. Sipas kësaj të përditshme, Turan po konsideron largimin në fund të sezonit, me Kinën si destinacion potencial.