Truri i femijeve rritet nga dashuria

218

Zhvillimi i trurit të fëmijës varet nga ajo se sa shumë kujdes dhe dashuri i kushton nena atij, ka konstatuar studimi i Universitetit Amerikan Washington.

Shkencëtarët në bazë të skanimeve të trurit të trevjeçarëve kanë konstatuar që truri i fëmijëve te cilve prinderve u kane kushtuar vazhdimisht kujdes është më i madh se truri i fëmijëve të cilët janë neglizhuar nga prindërit. Rritja e qelizave trunore varet nga sasia e dashurisë që e merr fëmija, ka vërtetuar studimi.

Mënyra se si veprojnë prindërit me fëmijën deri te viti i dytë ndikon direkt në atë se si do të funksionojë truri i tij në moshë të rritur. Pasojat e neglizhimit dhe abuzimit janë inteligjenca më e ulët, pamundësia e te ndjerit dhembshuri si dhe prirja kriminale dhe varësia nga drogat.

“Prindërit duhet të mendojnë mirë se në çfarë mënyre sillen ndaj fëmijës, sepse kjo ndikon në zhvillimin komplet të tyre, madje dhe në madhësinë e trurit. Volumi i reduktuar i trurit lidhet me sëmundjen e Alzheimerit, depresionin dhe skizofreninë”, ka theksuar udhëheqësja e hulumtimit, Joan L. Luby.