“Trofta” përballë Ujëvarës

Mbase nofkat lënë shenja për mëdyshje por gurmanët e futbollit kosovar e dijnë se për kë bëhet fjalë, shkruan GazetaSheshi.

Istogu kundërshtarin e rradhës do t’a ketë njërin prej më të vështirëve në rrugëtimin drejt rikthimit në Ligën e Parë pasi luan kundër Ujëvarës së Malishevës e cila momentalisht është e treta dhe po synon me ç’do kusht të arrijë në pozitën e dytë.

Ndeshja zhvillohet të dilën me 22 Prill 2018 prej orës 15:00 në stadiumin “Demush Mavraj” në Istog.