“Triumfi ishte për ty, Shukri Sylejmani” | SC Gjilani fitoren ndaj Llapit ia dedikon presidentit historik

Gjilani ka arritur fitore të madhe ne udhëtim kundër Llapit

Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 0-1, shkruan Gazetasheshi.com

Golin për nënkampionin e Kosovës e ka shënuar sulmuesi malazez, Darko Nikac pas asistimit të Gerhard Prognit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Gjilani fitoren i ka dedikuar ish-Presidentit historik, Shukri Sylejmani i cili ka ndërruar jetë sot, ku ‘kuqebardhët’ kanë shkruar që ky triumf shkon për Sylejmanin.

“Fitorja e sotme kundër Llapit i dedikohet ish-presidentit të klubit, të ndjerit, Shukri Sylejmani-Shuka”, shkruan Gjilani.

Fitorja e sotme kundër Llapit i dedikohet ish Presidentit të klubit, të ndjerit, Shukri Sylejmani-Shuka.

Posted by SC Gjilani on Wednesday, September 23, 2020

Kujtojmë që Gjilani në këtë ndeshje ka humbur një penallti me futbollistin Fiton Hajdari.

/GazetaSheshi/