Tribuna më e veçantë në Kosovë

683

Futbolli kosovar vuan mungesën e infrastrukturës, por edhe si e tillë, shikuesit nuk mungojnë nëpër stadiume.

Kjo mund të thuhet edhe për Ligën e Dytë, atje ku kushtet nuk janë aspak të mira, pasi gati të gjitha stadiumet nuk kanë tribuna komode.

Ka edhe prej atyre stadiumeve që tribuna është tejet e veçantë. E tillë është tribuna e skuadrës së Kikës nga Hogoshti, shkruan Gazeta Sheshi.

Të gjithë shikuesit që dëshirojnë ta shikojnë një ndeshje në Hogosht duhet të hipin mbi një kodrinë, e cila të krijon përshtypjen se ndodhesh në “Camp Nou” për shkak të lartësisë.

Megjithatë, rreziku ekziston, pasi nuk ka ulëse e as diçka të tillë.