Tri duele interesante në Ligën e Parë, vëmendja kryesore në Prizren!

477

Xhiro e 16-të në Ligën e Parë hapet ditën e shtunë me tri takime tejet interesante, shkruan Gazetasheshi.com.

Vëmendja kryesore do të jetë padyshim në Grupin A, me ç’rast Liria e pret Drenasin në “Përparim Thaçi” të Prizrenit.

Po në këtë grup do të takohen gjithashtu edhe Istogu me Trepçën.

Dueli i vetëm që do të zhvillohet në Grupin B do të jetë ai ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Vitisë.

Grupi A

Liria – Drenasi
Istogu – Trepça

Grupi B

Ramiz Sadiku – Vitia

Gazeta “Sheshi” do ju raportojë për çdo ndryshim rezultati në këto takime në kohë reale.

/Gazeta Sheshi/