“Treshja” e madhe udhëheq Premier Ligën

126

Tre javë, 270 minuta… dhe kampionati anglez ka tre kandidatë kryesorë për titull: Manchester City, Manchester United dhe Chelsean që kanë arritur të rrëmbejnë nëntë pikë nga nëntë të mundshme. Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe Antonio Conte e dijnë mjaft mirë që beteja posa ka filluar, por fillimi kampionatit u takon tashmë atyre, transmeton Goalshqip.com.

“Qytetarët” kryesojnë kampionatin më të çmendur të futbollit vetëm falë golaverazhit (nëntë gola të shënuar dhe vetëm tre të pranuar), derisa ka regjistruar rezultate fantastike edhe në kualifikimet për Champions.

Manchester United me Jose Mourinhon tashmë ka një fytyrë krejtësisht të re. Dominim ndaj kundërshtarit, lojë e shpejtë dhe përfundim mjaft efikas i aksioneve.

Histori e njejtë edhe me Chelsean e Antonio Contes që është rikthyer të bëjë atë që di më së miri, fitoren xhiro për xhiro. Blutë e Londrës kanë rregulluar repartin defansiv megjithëse kanë pësuar dy gola në tri përballje, por kanë realizuar shtatë të tillë.

Javën e ardhshme United përballet me Cityn, Mourinho dhe Guardiola do shikohen edhe njëherë në fytyrë, derisa ecuria e njërës skuadër do marrë fund këtu.