Trepça sfidon skuadrën e njohur shqiptare

204

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri, Trepça nesër do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare të Renovës nga Tetova.

Dueli do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe nis nga ora 17:00. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të dy skuadrat, veçmas për Trepçën për të parë formën e futbollistëve para edicionit të ri të Superligës.

Ditë më parë, Renova luajti edhe me Feronikelin në Drenas dhe fitoi 3:2.