Trepça mposhti Onixin – Klubi fitoren ia dedikon tifozit të ndjerë, Gëzim Vehapi

Klubi Futbollistik “Trepça” ka shënuar fitore të rëndësishme në përballje me skuadrën e Onix.

Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 3-2 në të mirë të mitrovicasve, shkruan Gazetasheshi.com

Kjo fitore i është dedikuar tifozit të zjarrtë të Trepçës, Gëzim Vehapi, i cili ndërroj jetë para disa dite.

I ndjeri kishte kontribuar financiarisht për klubin e zemrës KF Trepça dhe e kishte përkrahur klubin deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Më poshtë e keni postimin e klubit:

Te nderuar tifoz sot ishte fitore e rendesishme e klubit tonë por rëndësia e sajë për neve kete javë është e zbeht pasi që në mesin tonë nuk është një nga adhuruesit më të zjarrt të klubit tonë tani i ndjeri dhe i paharruari GEZIM VEHAPI të cilit edhe i dedikohet kjo fitore.
Se bashku biseduam dhe një nga synimet që kishim me Gëzimin e para ishte edhe kjo fitore. Urime Klubit.

/Gazeta Sheshi/