Trepça ’89 zë trenin e fundit të gjysmëfinales

129

“Minatorët” kanë arritur të marrin biletën e gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës, vetëm pas vazhdimeve, derisa mposhtën në udhëtim skuadrën e Ferizajt (1:3), transmeton Gazeta Sheshi.

Në fakt dueli nuk ishte aspak i lehtë për djelmoshat e drejtuar nga Gani Sejdiu që e gjejnë vetën në disavantazh në minutën 20, derisa Ardian Selimi realizon për vendasit. Njëherit me këtë rezultat edhe përfunduan 45 minutat e pjesës së parë.

Me të filluar fraksioni i dytë i lojës, mitrovicasit barazojnë rezultatin. Ishte Mërgim Pevqeli ai që realizoi për të sjellur baraspeshën në këtë përballje.

Në vazhdim u zhvillua një lojë mjaft interesante me dy skuadrat që u munduan të gjenin golin që praktikisht do ju mundësonte kalimin tutje. Asgjë deri në fund dhe koha është për vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në fraksionin e dytë të vazhdimeve, Shpëtim Idrizi arrinë të realizon vetëm pas një gabimi të gardianit vendas, duke hedhur një hap shumë me rëndësi drejt kalimit tutje.

Tre minuta më pas Blerand Kurtishaj realizon për ti mbyllur llogaritë e ndeshjes, 1-3.

/Gazeta Sheshi/