Prishtina fiton në ‘frymën’ e fundit në Mitrovicë dhe vazhdon marshin drejt titullit!

2116
FOTO: prishtinafc.com

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, shkruan Gazetasheshi.com.

Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1 krejt në fundin e ndeshjes, në minutën e gjashtë të kohës shtesë, pas asistimit të mesfushorit Qendrim Zyba.

Prishtina kaloi fillimisht në epërsi me golin e Lumbardh Dellovës në minutën e 52-të. Shifrat i barazoi Arbnor Muja në minutën e parë të kohës shtesë.

Prishtina e fiton edhe ndeshjen e katërt në stinorin pranveror, derisa Trepça ’89 mposhtet për herë të parë në Mitrovicë, pas pesë ndeshjeve pa humbje.

Me trepikëshin e arritur, Prishtina e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani ngjitet në vendin e dytë me 44 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trepça ’89 është në vendin e pestë me 28 pikë.

Gazeta “Sheshi” do ju sjell raportin e ndeshjes në mënyrë kronologjike.

Trepça ’89 – Prishtina 1-2

– Mbyllet ndeshja!

90+6′ GOL! Leonit Abazi (Pri) gjendet bukur brenda zonës dhe me të majtën realizon për 1-2.

90+4′ Qëndrim Zya (Pri) gjuan me kokë, por pret Ardit Hyseni.

90+3′ Lumbardh Dellova (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

90+1′ GOL! Arbor Muja (T’89) përfiton nga një pasim i Mohamed Darwish dhe pasi kalon ‘gardianin’ Ardit Nika realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

89′ Zëvendësim te Prishtina: Gentjan Muça inkuadrohet në vend të Endrit Kransiqit.

87′ Zëvendësime te Trepça ’89: Lulzim Peci dhe Valon Dedija inkuadrohen në vend të Gustavo Carbonierit dhe Ardian Mujës.

85′ Sabjen Lilaj (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

84′ Robert Rrahmani (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

80′ Muharrem Jashari (T’89) gjuan brenda zonës, por pret me sukses Ardit Nika.

77′ Zëvendësim te Prishtina: Gauthier Mankenda inkuadrohet në vend të Alban Shillovës.

77′ Shpëtim Idrizi, kryetrajner te Trepça ’89 ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave!

75′ Fitim Llapashtica, ndihmës trajner te Trepça ’89 ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të protestave!

72′ Zëvendësim te Prishtina: Sabjen Lilaj inkuadrohet në vend të Tun Bardhokut.

69′ Happy Mashau (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

68′ Albion Pllana (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

67′ Arbnor Muja (T’89) gjuan jashtë portës nga afërsia, duke shpërdoruar një rast ideal për ta barazuar rezultatin.

65′ Zëvendësim te Trepça ’89: Nikson Mema inkuadrohet në vend të Zeki Ademit.

62′ Tun Bardhoku (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

52′ Leonit Abazi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

51′ GOL! Lumbardh Dellova (Pri) gjendet i vetmuar në shtyllën e dytë dhe me lehtësi e dërgon topin drejt rrjetës, 0-1.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Gledi Mici (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

+3 minuta shtesë!

45′ Ardian Muja (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

44′ Arbnor Muja (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

35′ Zëvendësim te Trepça ’89: Robert Rrahmani inkuadrohet në vend të Rilind Nimanit.

34′ Leutrim Kryeziu (Pri) gjuan nga afërsia, por pret sërish Ardit Hyseni.

30′ Qëndrim Zyba (Pri) gjuan brenda zonës, por pret Ardit Hyseni në mënyrë fantastike dhe shpëton gol të sigurtë.

18′ Alban Shillova (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

14′ Happy Mashau (T’89) gjuan me kokë pas harkimit të Mohamed Darwish, por pret me qetësi Ardit Nika.

05′ Qëndrim Zyba (Pri) gjuan nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë portës.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Carbonieri, Mashau, Ard.Muja, Jashari, Nimani, Ademi, Shala, Arb. Muja. Darwish. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Bardhoku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova. Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: Gramos Shala, Fatlum Berisha, Hekuran Osmani, Vigan Ibërdemaj

Stadiumi: “Riza Lushta” – Mitrovicë

/Gazeta Sheshi/