Trepça ’89 vihet pas këtij super portieri (FOTO)

Largimi i Bledar Hajdinit nga Trepça ’89 drejt Llapit ka lënë ‘boshllëk’ te “minatorët”. Kështu drejtuesit e klubit nga “Riza Lushta” janë vënë pas një njeriu që mund të ofrojë garanci të madhe për portën e tyre, ndërkohë që një zgjidhje më e mirë se Drin Hodaj zor që mund të kishte, shkruan Gazetasheshi.com.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com drejtuesit e “minatorëve” janë vënë pas portierit të talentuar që edicionin e kaluar kishte mbrojtur ngjyrat e KEK-ut, ndërkohë që aktualisht është vërshuar nga ofertat e shumta të ekipeve nga vendi dhe jashtë vendit.

Hodaj i cili njëherit është edhe reprezentues i Kosovës U-21 ka mbi supet e tij mbi 100 paraqitje dhe një kalim i tij i mundshëm të Trepça ’89 do i bënte ish-kampionët e vendit që shumë shpejtë ta harrojnë Bledar Hajdini.

/Gazeta Sheshi/