Trepça '89 – Ramiz Sadiku, ky është rezultati i ndeshjes

318

Skuadra e Trepçës ’89 ka realizuar fitore ndaj Ramiz Sadikut, në përballjen e parë miqësore gjatë përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Megjithë rastet e shumta për shënim, “minatorët” kanë realizuar vetëm një gol dhe atë përmes Fiton Hajdarit, përcjellë Gazeta Sheshi nga faqja zyrtare e klubit.

Tekniku i mitrovicasve Bekim Shotani provoi gjithë lojtarët në këtë përballje, mirëpo duelin e nisi me këtë përbërje: Hajdini, Islami, Troshupa, Izmaku, Potoku, Maloku, Mustafa, Hasani, Idrizi, John dhe Pepiqi.

Gjatë ditëve në vazhdim “minatorët” priten të zhvillojnë edhe disa duele kontrolluese.

/Gazeta Sheshi/