Pas shumë largimeve të zyrtarizuara, më në fund vijnë edhe ardhjet e reja në skuadrën e Trepçës ’89. Ekipi nga Riza Lushta ka prezantuar tri ardhjet e fundit Ilir Izmakun, Edon Pasomën dhe Përparim Islamin, përcjellë Gazeta Sheshi.
Tre futbollistët që vijnë nga reparti i mbrojtjes kanë nënshkruar kontratë 1 vjeçare me “minatorët”, duke mbuluar kështu boshllëkun e lënë pas largimeve të Bujar Idrizi dhe Edmond Turkut.
Ndërkohë zyrtarët mitrocias kanë paralajmëruar edhe ardhje të reja në skuadër.
/Gazeta Sheshi/