Trepça ’89 merr kryesimin në Vala Superligë

Fitorja 2:0 ndaj Lirisë ka bërë që lider i ri i Vala Superligës të jetë Trepça ’89. Mitrovicasit janë liderë me 15 pikë, dy më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë derbi me Feronikelin, shkruan Gazeta Sheshi

Mitrovicasit nuk kanë pretendime për kreun e renditjes, pasi kanë përtrirë skuadrën, por forma e mirë në fillim të edicionit i jep mundësi të bëjnë më shumë.

Ndërkohë, Liria zë pozitën e tetë me vetëm gjashtë pikë.

Vala Superliga – Java 6 

Trepça ’89 – Liria               2:0 

E shtunë

Feronikeli – Prishtina

Hajvalia – Llapi

E diel

Besa – Drita

Gjilani – Trepça

Ferizaj – Drenica