Trepça '89 me dy risi

196

Skuadra nga Mitrovica Trepça ‘89 e ka përfunduar javën e dytë të fazës përgatitore, nën urdhrat e trajnerit, Bekim Shotani.

Ndërsa që nga sot (hënë) ekipi mitrovicas, do t’i zhvillojë stërvitjet nga dy herë në ditë.

Risi tjetër te 89-shi është se sot ekipit i bashkohet përforcimi i fundit, Përparim Islami.

Në Trepçën ’89, përveç Islamit deri tani janë transferuar edhe Edon Pasoma e Ilir Izmaku.

Ky ekip ka paralajmëruar së në ditët në vijim kësaj skuadre pritët t’i bashkohen edhe përforcimet e reja.