Trepça ’89 ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese pas asaj me Ramiz Sadikun (fitoi 1:0), por lajmet nuk janë të mira për ekipin e trajnerit Bekim Shotani.
Kjo pasi 89-shi është mposhtur në stadium të vetë nga KEK-u me rezultat 2:1, shkruan Gazeta Sheshi.
Mitrovicasit ishin më kërkues dhe dominuan sfidën, por mysafirët nga Obiliqi ishin më konkret para portës dhe kështu ‘zbuluan’ disa nga dobësitë e skuadrës nga Superliga.
Arbër Pirra e Fatlum Ramadani realizuan për KEK-un e trajnerit Sami Sermaxhaj që synon rikthimin në Superligë.