Skuadra e Trepçës ’89 ka treguar forcën përballë 2 Korrikut, skuadër që garon në Ligën e Parë, derisa e ka mposhtur me shifra të thella 4-0, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sheshi.
Ardhja e fundit në ekipin e minatorëve Daut Maxhuni realizoi dy gola, deri sa dy të tjerë i shënoi Arbër Potoku.
Karakteristikë e kësaj ndeshje ishin edhe dy penaltitë e huqura nga mitrovicasit. Njërën e dështoi kapiteni Shpëtim Idrizi, ndërsa tjetrën Diar Mustafa.
/Gazeta Sheshi/