Trepça ’89 – FC Prishtina, kuotat e bastoreve për përballjen e zjarrtë në “Riza Lushta”

365

Me një ndeshje interesante në Mitrovicë, në mesditën e sotme hapet java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça ’89 është nikoqire e FC Prishtinës, raporton “Zeri.info”.

Skuadra mitrovicase lufton për mbijetesë, kurse kryeqytetasit duan ta ruajnë hapin me kreun e tabelës.

Trepça ’89 vjen në këtë ndeshje pas fitores 1:0 ndaj Llapit si vendas, kurse FC Prishtina pas fitores së madhe 2:0 ndaj Dritës.

ImageKompanitë e basteve tashmë kanë lansuar kuotat e tyre për këtë ndeshje interesante.

Fitorja e Trepçës ’89 është kuotuar me 4.50, barazimi me 3.38, kurse fitorja e mysafirëve me 1.76, që i bën favoritë prishtinasit në këtë sfidë.

Pas 21 javësh, Trepça ’89 zë vendin e pestë në tabelë me 28 pikë, kurse mysafirët ndodhen në vendin e tretë me 41 sosh.

Ndeshja e sotme nis nga ora 13:00.