Trepça ’89 emëron trajneri e ri

Trepça ’89 me trajner të ri. Lideri i Superligës do të drejtohet nga timonieri i njohur nga Maqedonia, Zekrija Ramadani, njofton faqja e klubit, transmeton Gazetasheshi.com.

Ramadani që në këtë post zëvendëson Veton Çitakun, më parë ka qenë trajner në disa skuadra të Maqedonisë, por ashtu edhe te Flamurtari i Vlorës.

Marrëveshjen me trajnerin e ri e ka konfirmuar edhe kryetari i 89-shit, Abedin Zeka.

Ramadani është trajneri i dytë shqiptar nga Maqedonia në Vala Superligën e Kosovës pas Argjend Beqirit të Ferizajt.