Trepça '89 – Drita, kjo nuk pritej

849

Tifozët e Dritës, “Intelektualët” nuk do të mund të udhëtojnë në mënyrë të organizuar për në Mitrovicë për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës nesër në duel me Trepçën ’89 edhe përkundër paralajmërimeve.

Është ekipi mitrovicas që ia ka ndaluar udhëtimin në këtë mënyrë tifozëve gjilanas, për arsyen siç njofton Drita, se në ndeshjen e dytë të gjysmëfinalës së Digitalb Kupës së Kosovës, janë pritur keq nga tifozët.

Kjo është komunikata e plotë e “Intelektualëve”

Ne grupi tifozëve Intelektualët ,shprehim indinjatën dhe njoftojmë opinionin e gjerë publik dhe sportdashës se nesër, e diele (28.08.2016) nuk do të udhëtojmë në menyrë te organizuar drejtë Mitrovicës.

Ditë me parë zyrtarët e klubit tonë FC DRITA, kanë njoftuar klubin “trepça89” se të pranishëm do te jenë edhe tifozët Intelektualët,por ata janë deklaruar që në menyrë të organizuar nuk do të lejohën të futën ne stadium,me arsyën krejt banale, se në ndeshjën e dytë të gjysmëfinalës së Digitalb kupës së Kosovës,jane pritur keq nga tifozat.

Ne i sygjerojmë këtyre zyrtarëve(trepçes89) ,që mos ti djeg ai eliminim krejt sportiv(DRITA – trepça89 3-0) dhe ti shikoje arkivat e proceseve dhe te pamjeve televizive.

Kjo eshte vetem nje arsye e juaja e shpikur,nga frika e humbjes,nga frika e ndikimit tonë ,dhe nga Intelektualo-fobia.

Me respekt Kryesia e Intelektualëve!