Trepça '89 – Drita, historiku i pesë përballjeve të fundit

Trepça ’89 – Drita, pritet të jetë njëri ndër duelet më interesante të javës së dytë të Vala Superligës së Kosovës. Dy skuadrat vijnë në këtë përballje me një moral mjaft të lartë, pasi triumfuan në duelet e para si udhëtuese, ndaj Gjilanit, rrespektivisht Trepçës, për të nisur si është më së miri edicionin e ri futbollistik, shkruan Gazeta Sheshi.

Por, një vendim i kryesisë së klubit mitrovicas për të mos i lejuar tifozët mysafir të udhëtojnë në mënyrë të organizuar ka rritur paksa rivalitetin ende pa filluar mirë përballja, me komunikatën e tifozëve bardh e kaltër të cilët i referohen historisë së shkuar, me ç’rast Drita e kishte eleminuar 89’shin nga garat e DigitAlb Kupës së Kosovës.

Realisht triumfi i gjilanasve në atë përballje përmbys gjithë historinë e ndeshjeve të fundit, të cilat i kishin dominuar “minatorët”.

Drita1
Në duelin e parë të sezonit të shkuar dy skuadrat kishin luajtur baras në Gjilan, (1-1). Ndërsa në dy përballjet tjera të stinorit pranveror mitrovicasit kishin mposhtur thellë bardh e kaltërit, me sfidën e parë në “Riza Lushta” (5-1) dhe atë kthyese në Gjilan (0:4), përcjellë Gazeta Sheshi.

Por, skuadra që drejtohet nga Sadat Pajaziti kishte arritur të fitonte betejën vendimtare përballë mitrovicasve duke triumfuar në sfidën e dytë gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës, me shifrat bindëse 3-0, duke përmbytur kështu rezultatin e ndeshjes së parë në “Riza Lushta” 1-0.

Dueli e ditës së diel pritet të jetë më interesantë se kurrë me dy skuadrat që nuk harrojnë të shkuarën, për të shkruar historinë e re.

/Gazeta Sheshi/