Trepça ’89 dhe Feronikeli presin ti konfirmojnë biletat e finales, mësojeni se a do ketë transmetim në TV

Trepça ’89 dhe Feronikeli ndodhen në avantazh të theksuar përballë rivalëve të tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës për shkak të fitoreve të arritura të ndeshjet e para, shkruan Gazetasheshi.com.

“Minatorët” e presin Vëllaznimin në sfidën kthyese në “Riza Lushta” me epërsinë prej 4-0 nga dueli i parë në Gjakovë, teksa presin një tjetër 90 minutësh për të konfirmuar biletën e finales së madhe.

Klubi nga Mitrovica do të ketë mundësinë që për herë të dytë ta fitojë këtë trofe, ashtu siç kishte ndodhur në edicionin 2011/12.

Në duelin tjetër “industrialistët” e Feronikelit i bëjnë konak Ballkanit, që përveçse rrezikon të eleminohet nga gara e Kupës, gjithashtu po rrezikon edhe largimin nga elita.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit kanë epërsinë e rezultatit 2-1 nga ndeshja e parë në Suharekë, ndërkohë i duhet për ta konfirmuar statusin e skuadrës finaliste.

Feronikeli ka triumfuar dy herë të tjera më parë në këtë kompeticion dhe këtë edicion kërkon ta bëjë për të treten herë.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 15:30 dhe transmetohen nga Super Sport Kosova.

Gazetasheshi.com gjithashtu do të ju mbajë të informuar në lidhje me çdo ndryshim në këto sfida.

/Gazeta Sheshi/