Trepça ’89 dhe Feronikeli kërkojnë këndelljen në ndeshjen e fundit të xhiros në Superligë

Krahas derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, këtë të diel zhvillohet edhe takimi tjetër i Superligës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit, shkruan Gazetasheshi.com.

Të dy ekipeve vijnë nga disfatat dhe në këtë takim do ta kërkojnë këndelljen, për më tepër “industrialistët” nga Drenasi, të cilët vijnë me ndryshime në shtabin teknik, pasi që tashmë ‘komandën’ e ka marrë Klodian Duro.

Ndeshjen do ta drejtojë Besfort Kasumi, i cili do të shoqërohet nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë Alban Shala do të jetë në rolin e gjyqtarit të katër.t

Takimi zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe fillon nga ora 14:00.

/Gazeta Sheshi/